SHPALLJE VENDI VAKANT PUNE

NË SHTYPSHKRONJËN E LETRAVE ME VLERË

Në zbatim të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, të ndryshuar, Rregullores së Brendshme të shoqërisë si dhe Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë; Shtypshkronja e Letrave me Vlerë sh.a njofton shpalljen e vendit të lirë të punës në pozicionin, Shofer:

Kriteret e aplikimit:

  1. Të jetë shtetas shqipëtar;
  2. Të ketë zotësi për të vepruar;
  3. Të ketë leje drejtimi të klasit B;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrës;
  5. Të mos jetë i denuar per vepra qe lidhen me ushtrimin e detyrës;
  6. Të ketë eksperiencë të mëparshme pune (minimumi 1 vit);

Dokumentat që duhet dorëzuar:

  1. ID Kartë;
  2. CV;
  3. Raport mjeko – ligjor, i aftë për punë;
  4. Certifikate e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
  5. Fotokopje të lejes së drejtimit;
  6. Certifikatë familjare;
  7. Librezë pune;

Kandidatët e interesuar të paraqesin dokumentacionin pranë ambjenteve të Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë brenda datës 09.11.2026 ora 16.00.